5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Millaku, Çoçajt: Mos krijo mjegull për keqpërdorimet në arsim

Drita Millaku VVKuvendarja e Lëvizjes Vetëvendosje! Drita Millaku ju ka kundërpërgjigjur kërcënimit për padi të drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj. Ajo ka paralajmëruar Çoçajn se në seancën e 12 marsit do të përballet me faktet e gjetura në arsimin e Prizrenit.

Postimi i plotë dhe pa ndërhyrje në Facebook i Drita Millakut

Fjala “PADI” në fjalorin e Nexhat Çoçajt është bërë pjesë e përshëndetjeve ditore të tij. Kushdo që i del përballë, e ka nga një. Populli është ngopur me fjalë o zotëri. Kot krijon mjegull, sepse dosjet e tua, shkeljet e tua dhe keqpërdorimet e tua nuk të kanë ardhur nga asambleja por nga lakmia dhe direktivat e SHIK-ut. Tash ballafaqohu me pasojat. Nexhat Çoçaj nuk është i vetëdijshëm se sa shumë e ka degradu arsimin në Komunën e Prizrenit, bile edhe më keq se “SHKOLLAT E NATËS”në vitet e 50-ta. Nexhat Çoçaj nuk është në dijeni që nxënësit mbarojnë shkollën e mesme dhe nuk dinë shkrim-lexim e mos të flasim për tabelë të shumëzimit, dhe po të njëjtit ai i sistemon në punë si mësimdhënës. Fatkeqësisht DKA-ja është bërë çerdhe e shkeljeve dhe e analfabetëve, duke punësuar dhe emëruar si drejtorë të shkollave hajdut që zhvatin mjete dhe keqpërdorin postet e tyre. Nexhat Çoçaj, shihemi në seancën e datës 12 mars ku do të ballafaqohesh me fakte të keqpërdorimeve që i ke bërë ti dhe sejmenët e tu.

Më Shumë

Në Drenoc shënohet 28-vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është shënuar 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje me rëndësi të...

Liria mposhtet në derbi, humb terren në garën për Superligë

Liria është mposhtur nga Vëllaznimi në Gjakovë, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për Superligë. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e...

Lajmet e Fundit