Mustafa: Nuk është në traiditën tonë të ofendojmë

Isa Mustafa LDKKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në rrjetin social faceebok ka reaguar ndaj deklaratave të kreut të AAK-së Ramush Haradinajt. Mustafa ka shkruar se nuk dëshiron të komunikoj me një gjuhë të degraduar, sepse ai thotë se liderët nuk janë vetëm.

“Janë qytetarët, fëmijët, gratë e burrat, vendorët e ndërkombëtarët ata e ato që na përcjellin dhe na vështrojnë. Nuk është në nivelin e as në traditën e atyre që përfaqësojnë kulla e trimëri, që të ofendojnë. Sepse, kurrë këto të dyja nuk kanë shkuar bashkë. Ose ata që ofendojnë duhet të tregojnë se kanë hequr dorë nga tradita e tyre. Kjo vlen edhe për z. Ramush Haradinaj”, ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton Gazeta Tribuna.
Sipas tij, Ramushi mund të pretendetoj të jetë një lider duke ofenduar, por nuk mund të jetë i respektuar me gjuhën që po e përdore.

“Mua më vjen keq. Më vjen keq nëse duhet që një ditë t’ia kthej me të njëjtën gjuhë ose me një gjuhë edhe më të keqe por gjithsesi argumentuese”, thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa./Gazeta Tribuna/

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit