Veteranëve iu humb durimi

Veteranet therandPavarësisht premtimeve se publikimi i listave të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve dhe të internuarve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të përmbyllej deri më 20 shkurt, një gjë e tillë nuk po bëhet ende.

Kjo pasi që komandantët e zonave operative të Shalës, Pashtrikut, Dukagjinit e Drenicës kanë kërkuar që edhe një herë t’i rishikojnë këto lista në mënyrë që të evitohen pakënaqësitë eventuale. Kjo zvarritje ka shkaktuar pakënaqësi te veteranët e UÇK-së të cilët po paralajmërojnë protestë,shkruan Zeri.

Ndërkohë, që Komisioni për verifikimin e pjesëtarëve të këtyre kategorive kanë bërë të ditur se të premten pritet të bëhet publikimi i listave nga Zona Operative e Shalës e më pas edhe nga zona e Pashtrikut, ndërsa brenda javës së ardhshme pritet të publikohen edhe listat nga Zona Operative e Dukagjinit dhe nga ajo e Drenicës…

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Arrestohet edhe nëna e dy të rinjve që dyshohen për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobajë të Prizrenit

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prizrenin të dielën, ku një i ri ka mbetur i vrarë pas një përleshjeje që ndodhi në mesditë. Si pasojë...

Lajmet e Fundit