12.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Tetor, 2025

Isa Mustafa: Gratë kosovare heroina, meritojnë më shumë

isa mustafa 3Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsin.Mustafa, duke folur për rolin e gruas kosovare ndër vite, ka thënë se ato meritojnë edhe më shumë, kujdes më të madh të shoqërisë.Ai i ka cilësuar femrat si të guximshme, të afta dhe vetëflijuese.

Më poshtë, mund të lexoni shkrimin e plotë të Mustafës:

Historia e Ditës së Gruas nuk njeh vetëm kërkesat e grave për të drejtat e tyre; të votës, qeverisjes, punës, arsimimit, për ndalimin e diskriminimit por edhe për kundërshtimin e tyre ndaj dhunës, luftës, urisë…

Këso ishin edhe gratë kosovare të fundshekullit të njëzetë. U gjetën në radhët e para të protestave kundër dhunës e terrorit. U përplasën me makinerinë ushtarake e policore për të ruajtur dinjitetin kombëtar, për ta mbrojtur familjen dhe për ta fituar lirinë e vendit të tyre. Ishin luftëtare, heroina, dëshmore të kombit.

Të tilla janë edhe sot. Në institucionet më të larta të vendit, bartëse të arsimit e edukimit, mjeke e afariste, police e pjesëtare të FSK-së, kultivuese të familjes e edukatore të fëmijëve. Meritojnë edhe më shumë. Kujdesin më të madh të shoqërisë.

Shoqëritë e emancipuara cilësohen me pozitën sociale të gruas, me përfshirje të madhe të grave në të gjitha aktivitetet ekonomike e sociale. Vlerat e një shoqërie nuk maten me numra të veçuar, ato pasqyrohen përmes harmonisë. Do të punojmë së bashku të ndërtojmë vlerat tona.
Zonja të nderuara, Ju uroj 8 Marsin!

Më Shumë

Prizrenasit në numër të madh mbështesin Totajn në tubimin e Shatërvanit

Teksa ka filluar numërimi mbrapsht deri në ditën e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, sonte Partia Demokratike e Kosovës është duke mbajtur një tubimi...

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nderohet me Medaljen e Nderit

Sot, futbolli kosovar dhe mbarë vendi ynë u nderuan me vizitën e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, i cili u dekorua me Medaljen e...

Lajmet e Fundit