19 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Përplasje me armë: 1 e vdekur dhe 2 të plagosur, autori në kërkim

Shkoder-vrasjaPolicia e Shkodrës ka dhënë informacione për ngjarjen e së shtunës, ku gjeti vdekjen një 20-vjeçare dhe u plagosën rëndë 2 persona të tjerë. Bëhet e ditur se policia ka shoqëruar në komisariat një 31-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një person që dyshohet si autor i vrasjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e natës së të shtunës, në një lokal nate në Kryebushat të Shkodrës. Një femër është vrarë me armë zjarri dhe dy persona të tjerë janë plagosur rëndë, pas një shkëmbimi zjarri. Viktima është shtetësja Elsa Tusha, 20 vjeçe, ndërsa dy të plagosurit janë shtetasit Paulin Ndoja, 34 vjeç, nga fshati Narac, dhe Selim Aleti, 56 vjeç, nga fshati Bërdicë.

Konflikti mes personave të përfshirë në këtë ngjarje ka nisur rreth orës 22:30 në ambientet e brendshme të lokalit me muzikë “live”, në kompleksin “Argenti”, në vendin e quajtur Kryebushat.

Pas një përleshjeje fizike, disa nga personat e përfshirë në konflikt kanë tentuar të largohen me automjetin e tyre BMW X5, me targa SH 6969 E, që ndodhej në afërsi të lokalit. Në këtë moment, mes palëve dyshohet se ka pasur dhe shkëmbim zjarri, ku për pasojë shtetësja Elsa Tusha, që ndodhej në sediljen e pasme të makinës BMW X5, ka marrë disa plumba në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa dy të plagosurit kanë marrë disa plagë serioze dhe i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Shkak i këtij konflikti dyshohet se është bërë një grindje e çastit për motive banale.

Nga hetimet që po zhvillohen, dyshohet se 56-vjeçari i plagosur Selim Aleti ka tentuar të ndërhyjë për të shuar konfliktin. Ndërkohë dyshohet se janë të paktën dhe dy persona të tjerë, autorë në këtë ngjarje, të cilët kanë mundur të largohen.

Policia vazhdon hetimet për të përcaktuar pozicionin e personave të plagosur dhe të viktimës në këtë konflikt. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar disa persona, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja automatiku dhe pistolete. /Top Channel/

Më Shumë

Liria synon vendin e dytë, pret Mitrovicën në Prizren

Liria do të presë këtë të diel Mitrovicën në ndeshjen e javës së 23-të të Ligës së Parë, Grupi A. Takimi zhvillohet më 20...

Sot mbahet seanca konstituive – tre skenarët që mund ta përcjellin sot Kuvendin

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.   Seanca është caktuar...

Lajmet e Fundit