36.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Viktimat e vrasjes së trefishtë në Prizren, kishin dosje të rënduar penale

vrasje ne prizrenPolicia i ka pashkruar si persona problematik dhe me dosje të rënduar penale tri viktimat e gjinisë mashkullore që u vranë, një ditë më parë në Prizren, ndërkohë që organet e rendit janë vënë në kërkim të dy personave, babait dhe djalit të tij, që të dy me inicialet E.SH, për të cilët dyshohet të jenë autorë të krimit që ndodhi pasditen e së dielës. Policia edhe më tej llogarit hakmarrjen si motivin kryesor të vrasjes. Pas një shkëmbimi më armë zjarri, tek hyrja e vjetër e spitalit në Prizrenit, afër sallës së sporteve të gjimnazit shkencor, në një akt që mendohet të jetë bërë me paramendim mbetën të vrarë Ferdi Shishko, Haki Thaçi dhe Bilgin Ersoj, që tre nga Prizreni. Drejtuesit më të lartë të policisë rajonale në Prizren kanë nisur verifikimin e dosjes së viktimave, pasi dyshohet që të tri viktimat karakterizohen me vepra të shumta penale.

Drejtori i policisë në Prizren, Nexhmi Kransiqi, ka thënë për “Zërin” se dosjet e tyre janë të mbushura veprime të kundërligjshme, së paku për 12 raste, ndërsa shpesh kanë kaluar edhe nëpër duart e organeve të drejtësisë, sidomos të policisë.

“Viktimat kanë dosje të rëndë penale. Rastet ndaj tyre kanë të bëjnë me drogë, kidnapim, lëndime të rënda trupore, pastaj vrasje në tentativë dhunim dhe disa raste të tjera”, ka thënë ai , duke treguar se dosjet e tilla i ka edhe Prokuroria. Referuar nënkolonel Krasniqit, F. Shishko para dhjetë ditësh kishte dalë nga burgu, pasi kishte vuajtur burgimin prej 4 muaj për veprën penale të lëndimit trupor.

pz-viktima2

“Të tre kanë qenë në paraburgim, herë pas herë, janë mbajtur për një kohë, por jo shumë të gjatë e pastaj janë liruar”, ka thënë ai. Emri i Ferdi Shishkos është përmendur në procesin gjyqësor ndaj rastit të rrëmbimit të djalit të njërit prej afaristëve të njohur në Prizren, në tetorin e vitit 2011. Familjarët e Shukri Krasniqit, të akuzuar në këtë proces, ndër tjera e kishin akuzuar Shishkon se në bashkëpunim me një person tjetër dhe disa zyrtarë të Policisë së Kosovës e kanë kurdisur përzierjen e familjarit të tyre në procesin e kidnapimit.

Policia tashmë ka intervistuar disa persona, në cilësinë e dëshmitarëve të rastit, ndërsa pistat e hetimeve janë drejtuar tek dy persona, babait E. SH., 48 vjeçar dhe djalit të tij, E. SH., 23 vjeçar nga lagja “Tusuz” në Prizren.

Dyshimet për hakmarrje shkaku i hasmërisë mes tyre dhe viktimave kanë bërë që policia në këtë pistë edhe të drejtoi hetimet. Rreth 1 kilometër, në drejtim të qendrës së qytetit, të lokacioni “Pantelia” adër Qafës së Kishës, policia ka gjetur veturën e braktisur “Golf 2” me të cilën dyshohet se dorasit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nënkoloneli Krasniqi ka thënë se brenda veturës janë gjetur disa gëzhoja fishekësh si dhe gjurmë gjaku, që çon në dyshimin për shkëmbim zjarri mes dorasëve dhe viktimave”. Këtë dyshim edhe më tepër e përforcon fakti se vetura ka disa vrima nga goditja e plumbave, por policia ende nuk ka konstatuar amët me të cilat është qëlluar ajo. Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të dy armëve, të kallashnikovit dhe të pistoletës, ndërsa tek njëra nga viktimat në brezin e tij është gjetur një pistoletë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë se ende nuk ka informata të sakta nëse të dy armët janë shkrepur nga i njëjti apo nga dy persona. Një shtëpi është bastisur në kërkim të të dyshuarve, por sipas autoriteteve, familjarët e tyre kanë thënë se ata nuk ndodheshin aty. Policia është vënë në kërkim të tyre. Për të kapur autorët janë shtuar patrullimet, janë njoftuar pikat kufitare dhe qendrat policore të vendit. Viktima Thaçi është nga lagja “Tusuz”, ndërsa Ersoji nga “Tabakhanja”.

Viktimat janë të moshës mbi 30 vjeçare. Dëshmitarët e rastit, por edhe ata që njohin viktimat dhe dorasin e dyshuar, me kusht anonimiteti flasin për vrasje me paramendim dhe motive të hakmarrjes.

Sipas tyre, dorasi dhe viktimat kanë qenë shokë, por në vitin 2013, pas një zënke mes tyre, tek qendra tregtare “Abi 2” , afër spitalit ishte therë me thikë i dyshuari 48 vjeçar E. SH., ndërsa për një kohë ka qëndruar pavetëdije në spital.

Kjo konfirmohet edhe nga policia, duke thënë se për këtë flasin edhe familjarët e viktimave. Sipas dëshmitarëve, hasmëritë mes tyre janë përkeqësuar edhe më tepër, pasi tri ditë më parë, viktimat kishin përsëritur sherrin, pasi ia kishin rrahur djalin e të dyshuarit kryesore të krimit, por kjo nuk konfirmohet nga policia. Tre trupat e të vrarëve janë dërguar në autopsi në Prishtinë.

Më Shumë

Asambleistja e Kuvendit Komunal të Prizrenit aderon në AAK, para tre vitesh ishte larguar nga Vetëvendosje

Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Përmes një postimi në profilin...

Komuna e Prizrenit apelon për kujdes ndaj zjarreve

Për shkak të temperaturave të larta dhe motit të thatë që po mbizotëron në rajon, Komuna e Prizrenit ka ngritur alarmin për rrezikun në...

Lajmet e Fundit