5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Fetah Rudi zgjedhet nënkryetar i Malishevës

Kuvendi Komunal i MalishevesAktivisti shumëvjeçar i LDK-së Fetah Rudi është zgjedhur sot nënkryetar i Komunës së Malishevës, në ditën kur zyrtarisht hyri në fuqi marrëveshja Nisma-LDK për bashkëqeverisje në këtë komunë.

Me marrëveshjen e nënshkruar më 23 shkurt, LDK-së përveç nënkryetarit do t’i takojnë edhe tri drejtori komunale.

Marrëveshja ishte e domosdoshme, pasi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Malishevës Enver Hoti u bë deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa kjo komunë rrezikonte të shkonte në zgjedhje për Kuvendin Komunal, ngase kishte problem me zgjedhjen e kryesuesit të ri.

Në Kuvendin e Malishevës prej 31 asamblistëve Nisma dhe LDK-ja së bashku kanë 18 asamblistë.

Fetah Rudi njihet në opinion si veprimtar i hershëm i LDK-së i cili më 15 dhjetor 2000 është plagosur rëndë në rrethana të pasqaruara dhe prej atëherë ka mbetur në karrocë invalidi, por nuk e ka ndalur asnjëherë aktivitetin politik.

Januz Kastrati, kryetar i degës së LDK-së në Malishevë ka bërë me dije se kundërkandidatë të Rudit për postin e nënkryetarit kanë qenë Bajrush Hoti nga Malisheva si dhe Rrahim Morina nga Astrazupi.

LDK-ja pritet të drejtojë edhe drejtoritë e administratës, urbanizmit dhe kadastrës e gjeodezisë.

Kandidat për Drejtorinë e Administratës është propozuar juristi Sami Kafexholli, për Drejtorinë e Urbanizmit, inxhinieri i ndërtimtarisë Skender Rrahmanaj dhe për Kadastër e Gjeodezi juristi Fatmir Ademaj./Kallxo.com/

Më Shumë

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Ka dështuar përfundimisht zgjedhja e presidentit të ri brenda afatit kushtetues. Me dështimin e procesit në Kuvend, aktivizohet pasoja e paraparë me Kushtetutë dhe e...

Nesër derbi i madh i Ligës së Parë: Vëllaznimi – Liria, për hapin drejt Superligës

Në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, nesër zhvillohet një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, derbi mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Lirisë...

Lajmet e Fundit