Koshtunica sot në gjyq për rastin e djegies së ambasadave në Serbi

koshtunicaPresidenti i atëhershëm i Serbisë, Vojislav Koshtunica dhe bashkëpunëtori më i afërt i tij Aleksandar Nikitoviq, të martën do të paraqiten në seancë gjyqësore nën hetimet lidhur me djegiet e ambasadave në Beograd pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Këta të dy do të kenë mundësinë t’i shpjegohen trupit gjykues në cilësinë e dëshmitarit për ngjarjen në fjalë.

Fushata e djegies së ambasadave në Beograd kishte nisur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nën thirrjet “Kosova është Serbi”.

Ndryshe deri më tani janë dëgjuar deklaratat e katër personave të dyshuar për këtë rast, të cilët akuzohen për prishje të rendit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit