Zafir Berisha: Dezertorët e luftës në krye të listës së Brigadës 125

zafiri ne luftIsh-komandanti i UÇK-së Zafir Berisha është i habitur me listën e publikuar të Brigadës 125 të UÇK-së. Ai thotë së në këtë listë janë përfshirë dezertorët, ndërkaq janë hequr luftëtarët e vërtetë të luftës.

“Të nderuar bashkëluftëtarë edhe unë që kam qenë në komisionin fillestar verifikues po befasona me këtë listë të Brigadës 125”, shkruan ai në Facebook.

“Ka mundur të ndodhë ndonjë lëshim i vogël, por kjo që po shihet, pas nesh dikush e ka bërë ,,operacion,, këtë listë. Turp….!”.

“Deri ku ka arrit injoranca e njerëzve. Luftetari Lumni Berisha-Hanci që u palgos me 1 shtator 98 në LEZ, jo që s’pranohet invalid i luftës, por as veteran, ndërsa dezertor dhe ata qe e kanë pa luftën neper TV janë në krye të listave”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

Lajmet e Fundit