9 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

50 vjet nga vdekja e Fan Nolit (Audio Video)

Fan NoliSot bëhen 50 vjet që nga vdekja e Fan Nolit, poet, diplomat, prift, artist dhe kryeministër shqiptar.

Këtë javë është botuar libri “Fan Noli kryeministër” në Tiranë, mirëpo asgjë tjetër nuk është planifikuar për ta kujtuar atë.

Noli pati një jetë të përmbushur të cilën e frymoi në vende të ndryshme të botës, ndërkaq vdiq në Fort Lauderdale të Floridës në ShBA. Karriera e tij politike u dallua me kryesinë e Partisë Popullore, parti me frymë të majtë, kurse në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924, Noli u bë kryeministër, duke premtuar reforma demokratike, të parat në Shqipëri, por që nuk arriti t’i realizojë.

Ngritja dhe rënia e kësaj lëvizje në po të njëjtin vit, nuk arritën të shkatërrojnë reputacionin e tij prej burrështetasi. I edukuar në Harvard University, Boston University dhe New England Conservatory of Music,Noli mbeti në memorien historike edhe si një intelektual, historian, poet e njohës i muzikës klasike.

Nga veprimtaria e tij sot gëzojmë një sërë poezish që mbushin faqet e librave shkollor dhe antologjive shqipe, përfshirë këtu “Syrgjyn vdekur” kushtuar Luigj Gurakuqit, “Shpellë e Dragobisë” kushtuar Bajram Currit, si dhe atë më të njohurën, “Anës lumenjve”, kushtuar jetës së mërgimtarëve punëtorë.

Noli arriti të përfundonte veprat e plota “Historia e Skënderbeut (Gjerq Kastriotit), mbretit të Shqipërisë 1412-1468?, “Autobiografinë” si dhe “Beethoveni dhe Revolucioni Francez”.

Ndër kontributet tjera të Nolit janë krijimi i kishës autoqefale shqiptare, përkthimet e teksteve fetare në shqip dhe themelimi i institucioneve fetare të shqiptarëve në ShBA, si dhe lobimi te presidenti amerikan Thomas Wudrow Wilson, që çoi në anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë.

https://youtu.be/XB3k0eLwwK4

Më Shumë

Vdes një këmbësor pasi u godit nga vetura në Prizren, shoferi ishte një polic

Një këmbësor ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një veturë në Prizren, rreth orës 18:12. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë...

Albulena Balaj-Halimaj uron Shaqir Totajn: Bashkë do ta çojmë përpara Prizrenin

Ish-kandidatja e Nismës Socialdemokrate për kryetare të Prizrenit, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar pas përfundimit të balotazhit në këtë komunë, duke uruar kandidatin fitues të...

Lajmet e Fundit