Katër kampe tjera nga “Trashëgimia Kulturore pa kufinj”

GjirokastraOrganizata joqeveritare “Trashëgimia Kulturore pa kufinj” – CHwB, edhe sivjet organizon kampet regjionale të cilat do të organizohen në tentim për të njoftuar pjesëmarrësit me konservimin, restaurimin dhe metodat më të mira të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Kampi i parë për këtë sezonë do të mbahet në Gjirokastër në datat 9 – 20 maj, ndërsa në të njëjtat data mbahet edhe tjetri në Rogljevo në Serbi. Në Gjirokastër tjetri kamp mbahet me datë 9 deri 20 shtator, po ashtu edhe në Mitrovicë.

Zakonisht kampet mbulojnë konservimin e ndërtesave, menaxhmentin e trashëgimisë si dhe konservimin e objekteve në lëvizje.

Vitin e kaluar, kampet në fjalë fituan çmimin e Bashkimit Evropian mbi Trashëgiminë Kulturore. Çdo intervenim i bërë gjatë kampëve do të ndihmohet nga banuesit lokalë, kjo drejt ruajtjes së trashëgimisë kulturore sidomos në këto zona. /KultPlus.com/

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit