34.3 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Pa bashkim të opozitës nuk ka ndryshim

Ridvan Hoxha LDKShkruan: Ridvan Hoxha

Seanca e djeshme e Kuvendit Komunal në Prizren tregoi një jounitet të spektrit opozitar ne Prizren. Në fakt në vend që çështja e arsimit problematik në Prizren të shqyrtohet me një pikë të rendit të dites në seancë te jashtezakonshme , debati për arsimin u fut si pikë e tretë e rendit të ditës në një seancë që u quajt e rregullt, metodë kjo e njohur e akterëve kryesor politikë të partisë në pushtet, për ta zhvlerësuar iniciativën e qëlluar e te ndershme të disa individëve nga spektri opozitar e iniciativa qytetare, për ta unifikuar veprimin politik, për të ndalur degradimin në arsimin e Prizrenit.

Ky degradim sigurisht do të fillonte të ndalej, kur Nexhat Coçaj do të dorëhiqej apo shkarkohej nga Ramadan Muja. Nexhat Coçaj megjithë fajësinë e tij ekstreme, u mundua që ti bashkëfajsonte kuvendarët opozitar dhe opozitën në përgjithësi. U pa se në vazhdën e skandaleve të shumta në Prizren njëri ndër akteret kryesor është edhe vete Kryetari i Komunës duke mos reaguar me asnje fjalë në vërejtjet e spektrit politik opozitar. Mjerimi në Prizren vazhdon, deri kur…?!

Ramadan Muja nuk e shkarkon drejtorin e zhytyr në skandale, ndërkaq opozita, më shumë shpresat i mbështet në sistemin e drejtësise – gjyqësore, sistem i cili në rastin e Prizrenit ka dështuar në tërësi, sepse përderisa gjykime shumë të rënda bile edhe për krime lufte në Hagë jane kryer më shpejtë, rasi i Prizrenit po zvaritet në pafundësi. Merreni me mend 4 vite bëhen që kur është nis proedura gjyqësore ndaj akterëve të politikës aktuale prizrenase dhe ende s’po i dihet fundi. Ky eshte mjerimi!

Opozita duhet të bashkohet,, të riorganizohet dhe të filloj të merret me aksione të vërteta opozitare, e jo që dështimet e veta, ti zbras tek anëtarët dhe ekspertët e vetë. Në këtë rast e pëson sherbyesi civil ne ekzekutivin prizrenas, aktualisht si u.d i drejtorit te financave, ndrrohet nga shefi partiak në komisionet partiake, për gjoja përkrahje të projekteve të pushtetarëve aktual, e në fakt shumë projekte edhe më të rrezikshme janë përkrahur e përkrahen nga grupi i keshilltareve të LDK-së dega në Prizren, në Kuvendin Komunal. Ka kuvendar opozitar nga LDK që kanë mbështetur dhe mbështesin vendime shumë të dyshimta të oligarkisë komunale, me këtë duhet të merret shefi i ri i LDK – së, në Prizren. Gjithashtu duhet të filloj nismën konkrete, serioze për bashkimin e opozitës, mos të ndikohet nga individ brenda opozitës të cilët janë kundër këtij bashkimi, ngase bashkimi opozitar “nuk ju konvenon, ju prish punë “.

LDK e vetme nuk mundet, ky është realiteti i ri politik në Prizren. Si parti më e madhe aktualisht opozitare, LDK deshi apo s’deshi e ka këtë mision.
Nësë opozita bashkohet, sigurisht nuk do të përsëritet rasti si në mbledhjen e fundit të kuvendit komunal ( 12 mars 2015 ) ku opozita doli me tri qendrime: LDK me qëndrim asnjënës (andej – kendej ), Lëvizje Vetëvendosje me formim te nje komisioni hetimor dhe Bashkimi Demokratik per shkarkim te drejtorit te DKA-se./Shkrimi është shkruar  për PrizrenPress)

Më Shumë

Kastrati: Malisheva po hyn në një fazë të re të zhvillimit urban

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, dhe zyrtaren kryesore financiare, Valentinë...

Zogaj dhe Mehmeti vazhdojnë me Lirinë

Liria e Prizrenit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës: mesfushorin me përvojë Silvio Zogaj dhe luftëtarin...

Lajmet e Fundit