17.6 C
Prizren
E hënë, 21 Prill, 2025

Nishani: Shqipëria beson anëtarësim në BE brenda 10 vitesh

Nishani15Presidenti i Republikës Bujar Nishani shprehet optimist se Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian brenda 10 viteve. Deklaratën e bëri në një intervistë të gjatë në emisionin “Pa kufij” për gazetarin e Al-Xhazira Ahmed Mansur, gjatë vizitës së tij zyrtare në Katar.

“Besoj se kemi potenciale reale për të përmbushur standardet dhe kërkesat për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Jam i bindur se mund të bashkëpunojmë dhe të bashkëjetojmë brenda këtij unioni”, tha Nishani.

Bashkimi Europian bazohet në principet e bashkjetesës mes ekonomive dhe kulturave të ndryshme. Ndaj dhe Presidenti Nishani thotë se Shqipëria, si pjesë e unionit do të ofronte një vlerë të veçantë.

“Krahas kontributeve të tjera që do të jepte Shqipëria si vend europian, ne mund të ofronim edhe një vlerë të veçantë siç është bashkëjetesa dhe harmonia fetare”, tha Nishani

Përsa i përket ekonomisë, Nishani e vuri theksin tek përparimi i madh që vendi bëri në një moment mjaft të vështirë për financat europiane. Duke përmendur disa kompani të mëdha nga vendet arabe, që kanë pasur një aktivitet të suksesshëm në Shqipëri gjatë 25 viteve të fundit, Presidenti ftoi investitorët nga këto vende të investojnë në vendin tonë.

“Një pjesë e madhe e shoqërisë dhe popullit shqiptar ka mirëpritur investimet arabe, në fusha të ndryshme. Kompani të mëdha arabe kanë pasur eksperienca suksesi në fusha si energjia, bujqësia e turizmi”, tha Nishani.

Në këtë aspekt, Nishani vuri në dukje marrëdhënien miqësore që shqiptarët kanë me vendet myslimane, që e ka zanafillën prej periudhës osmane.

Me interes për gazetarin e Al Xhazirës ishte edhe çështja e bandave mafioze dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

“Nuk mund të them se mafia shqiptare ekziston. Kemi krim të organizuar. Për arsye të ndryshme, spekullohet për vendin tonë në këtë pikë. Por Shqipëria bashkëpunon ngushtë me struktura ndërkombëtare si INTERPOL dhe EUROPOL për të luftuar me krimin e organizuar. Disa vite më parë ne përfituam lëvizjen e lirë, që e arritëm falë kësaj lufte”, tha Nishani

Jashtë vëmendjes, në intervistën që zgjati rreth 50 minuta, Presidenti nuk la persekutimin e klerit dhe shtypjen e shoqërisë gjatë regjimit komunist, periudhë prej të cilës sipas tij, kohët kanë ndryshuar. /Tv Klan/

Më Shumë

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ka dështuar për të dytën herë të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ka ndërprerë seancën pa e hedhur...

Sot mbahet seanca konstituive – tre skenarët që mund ta përcjellin sot Kuvendin

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën konstituive pas më shumë se dy muajsh nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare.   Seanca është caktuar...

Lajmet e Fundit