16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Rasti “Kleçka” i tepruar

Bekri S. MurselajBekri S. Murselaj
Këtë tekst po e nis me rastin e lojrave të misionit ndërkombëtar që po i bëhet ish ushtarëve të UÇK-së. Rasti i quajtur Kleçka në krye me kryepersonazhin Fatmir Limaj vetëm sa po e stërgjatë një proces të panevojshëm dhe pa fakte duke e luajtur një lojë jo të mirë nga ana e misionit të Eulexit.

Ky rast stërgjatur me disa vite radhas po tregon jo seriozitetin e misionit evropian duke manipuluar me ish ushtarët e UÇK-së, qe një kohë të gjatë.

Por ajo çka e bënë këtë proces edhe më jo korrekt dhe të ndikuar politikisht qëndron fakti se shumë herë i hiqet masa e arrestit shtëpiak dhe kur iu teket Eulexit ia vënë këtë masë.

Mirëpo këtu vetvetiu lind pyetja se: Përse nuk e çojnë procesin deri në fund, por luhen kësi lojra politike nga ana e Eulexit?

Këtu me këtë proces është bërë një shantazh të cilit s’po i dihet fundi por nëse kthehemi mbrapa në ndjekjen e proceseve të shumta që i janë bërë Fatmir Limajt, dhe të tjerëve atëherë e shohim se rasti“Kleçka”është i“tepruar”.

Por nëse shkojmë edhe më tutje atëherë do të rikujtojmë këtu Eulexit, se për çka ishte Limaj në Hagë?! Gjykata e Hagës, pikërisht për rastin “Kleçka” e kishte liruar Limajn, Por tash çka po kërkohet nga Eulexi për këtë rast që një herë është gjykuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte.

Ky rast i vazhduar nga Eulexi vetëm sa po e dëmton edhe më tepër Luftën e UÇK-së , duke i shantazuar ish ushtarët e saj, por këtu shihet hapur se ky proces mund të mbetet i motivuar politikisht dhe duhet të stëgjatet edhe mëtej nga gjykata për qëllime të dikuj!

Rasti ashtuquajtur “Kleçka” është rast i “tepruar” duke aluduar në këtë proces se po të kishte diçka të pa sqaruar mirë nga gjykimi i mëhershëm (në Hagë), do të ishte kryer gjithësesi gjatë këtyre viteve të këtij procesi.

Po, kështu mund të lindin shumë pyetje të tjera në lidhje me këtë rast. Pra, nga ky proces nuk ka diçka të veçantë që mund të nxirret në dritë sepse as më herët nuk është nxjerr diçka e tillë dhe nuk besoj të ketë diçka për pos shantazhit të tepruar.

Më Shumë

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri...

Beteja vendimtare mes Pejës dhe Yllit

Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës në finale të...

Lajmet e Fundit