Provimi i jurisprudencës do të vonohet

jurispodencProvimi i jurisprudencës, i planifikuar të mbahej brenda tremujorit të parë të këtij viti, do të vonohet për shkak se Ministria e Drejtësisë ka propozuar kandidatë të cilët nuk i plotësojnë kriteret ligjore për të qenë pjesë e komisionit për këtë provim.

Për këtë shkak, Komisioni parlamentar për legjislacion, javën që shkoi ja ka kthyer në rishqyrtim listën me 10 kandidatë kësaj ministrie, gjysma e të cilëve nuk e kanë përvojën e nevojshme të punës për të qenë pjesë e komisionit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e MD-së konsiderojnë se kandidatët që kanë propozuar i plotësojnë kriteret. Madje ata nuk e kanë respektuar afatin kohor për rishqyrtim të listës, të cilin e ka caktuar komisioni parlamentar, i cili e shqyrton atë para se të procedohet në seancë të Kuvendit ku edhe bëhen emërimet e anëtarëve..

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

Lajmet e Fundit