Lumezi: Sylë Hoxha e lexoi deklaratën e tjetërkujt

Aleksandër LumeziPretendenti për Kryeprokuror të Shtetit, Aleksandër Lumezi , ka ngritur dyshime se ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit, Sylë Hoxha, ka lexuar sot në paraqitjen e tij para gazetarëve një deklaratë që nuk e ka shkruar vetë.

Në një prononcim për KALLXO.com, Lumezi nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e bëra nga Sylë Hoxha.

“Unë nuk dua të flas për këto deklaratat të cilat nuk e meritojnë as të bisedohen“, ka thënë Lumezi.

Ai tutje ka shtuar se këto deklarata janë “të paargumentuara” dhe “nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”.

”Janë fjalë që i ka thanë tjetër kush po ata nuk kanë guxu me i thanë dhe e kanë përdorë atë (Sylë Hoxhën)për me i thanë. Pra i ka shkrujt tjetërkush dhe i ka thanë tjetërkush”, u shpreh Lumezi.

Ai nuk ka dashur të japë emra se cilët janë autorët e vërtetë të deklaratës së Hoxhës.

Gjatë ditës, Sylë Hoxha kishte bërë publike se në procesin e parë të përzgjedhjes së Kryeprokurorit ai kishte votuar për Aleksandër Lumezin. Hoxha tutje ka shtuar se ai nuk është në shërbim të Aleksandër Lumezit por në funksion të ligjit.

Lumezi është votuar për Kryeprokuror të Shtetit, por para se të dekretohet nga Presidentja Jahjaga për këtë post, atij i duhet ta presë një interpretim të Gjykatës Kushtetuese nëse procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit ka qenë në përputhje me rregullat./Kallxo.com/

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit