7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Shembet një pjesë e rrugës në Leskovec, fëmijët vaksinohen në rrugë (Video)

leskoveci-620x330Që 5 muaj si pasojë e rrëshqitjes së dheut në hyrje të fshatit Leskovec, është shembur një pjesë e rrugës së këtij lokaliteti, me ç’rast banorët tashmë nuk po mund të qarkullojnë jo vetëm me automjete.

Gani Berisha, nga ky lokalitet, thotë se me shembjen e rrugës, përveç vështirësive të tjera që perballemi, kjo gjë tashmë na ka bllokuar në tërësi, dhe as kuajt të cilët i përdorim për bartjen e ushqimit të bagëtive nuk kanë mundësi të lëvizin në këtë rrugë, ndërsa është e pamundur që të bëjmë edhe transportimin e të sëmurëve për trajtim mjekësor në Prizren.

Të njëjtat halle i ndan edhe banori tjetër i këtij lokaliteti, Avdullah Shala, i cili thotë se ka në pronësi 40 dhi, dhe ushqimin për to në këtë pjesë të rrugës e bënë me krah deri te pjesa e tjetër e rrugës , me ç’rast bartjen e bënë me kuaj. Gani Berisha, thotë se për këtë shqetësim të rreth 50 banorëve të Leskovecit e ka njoftuar drejtorin e shërbimeve publike në Prizren, Hasan Hasanin, i cili vijon duke treguar se nuk është përfilluar fare nga drejtori gjatë një takimi që ka pasur së fundi në objektin e administratës komunale në Prizren.

Kërkesa jonë thotë Ganiu, është që të intervenohet sa më shpejt dhe në rrugën e dëmtuar të hudhet zhavor. Në kohën e qendrimit të ekipit tonë televiziv në vendngjarje, arriti edhe një ekip i mjekëve nga QKMF e Prizrenit për të bërë vaksinimin e fëmijëve të Leskovecit. Me të arritur në vendin ku është shembur rruga, në pamundësi të shkuarjes në fshat, mjekët u detyruan që vaksinimin ta bëjnë në mes të rrugës, pas sjelljes së fëmijëve nga familjarët e tyre. Lidhur me këtë shqetësim të këtyre banorëve, ne gjatë ditës nuk kemi arritur assesi të kontaktojmë organet kompetente komunale…/TVPZ/

Më Shumë

Ukaj i LDK-së me kërkesë për Abdixhikun: Fute Agim Veliun në listë për deputetë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj, i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që për zgjedhjet e reja ta...

Kosova në një moment reflektimi të thellë

Nga Shaqir Totaj Kosova nuk është ndërtuar lehtë. Ajo është produkt i një rruge të gjatë sakrifice, përpjekjeje dhe besimi të palëkundur në liri. Nga...

Lajmet e Fundit