2.8 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Kapen në Francë 22 shqiptarë klandestinë në një kamion frigoriferik

Gjermania-tragetiPolicia franceze zbuloi në një kamion frigoriferik 22 shqiptarë klandestinë, të gjithë nga Shqipëria e Kosova.

Drejtuesi i kamionit një shtetas rumun së bashku me gruan e tij u vunë në pranga dhe akuzohen se janë pjesë e një rrjeti trafikantësh të qenieve njerëzore.

Në fakt klandestinëve u hapi derën e kamionit vetë drejtuesi i tij, në momentin që mbërriti në terminalin e Ouistreham në Francë dhe vetëm pak minuta e ndanin nga nisja drejt Portshmouth në Angli.

Drejtuesi i kamionit që ligjërisht transportonte portokalle dhe mandarina, por kishte fshehur 22 shqiptarë, është detyruar të hapë dyert nga frika se ata mund të vdisnin brenda kamionit frigorifer, ku kishin tre orë pa ajër dhe në të ftohtë, ndërsa mes tyre ishte dhe një fëmijë.

“Ishte ftohtë dhe ne ishim të frikësuar për vdekje. ” tha një prej klandesinëve për policinë franceze.

Prokurorët që nisën hetimet për rrjetin e trafikimit të qenieve njerëzore thanë se ishte e tmerrshme të mësoje se 22 persona mbijetuan tre orë pa ajër, ndërsa arrestimi i shtetasit rumun dhe gruas se tij është vetëm një hallkë e këtij trafiku.

Më Shumë

Prizren, shëndetësia përtej kufijve lokalë (Video)

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka rritur numrin e shërbimeve shëndetësore, që nuk anashkalojnë edhe pacientë nga qarqet e veriut të Shqipërisë. Drejtues të...

Zbulohen mallra të padeklaruara gjatë kontrollit rutinor në Vërmicë

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë është realizuar një kontroll i detajuar i një automjeti, pas selektimit për verifikim rutinor nga zyrtarët doganorë. "Pas...

Pa pranga

Lajmet e Fundit