Malisheva i ofron bashkëpunim Institutit për Krime të Luftës

004Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, Abedin Selimaj, bashkëpunëtor profesional në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë mes këtij instituti dhe Komunës, për hulumtimin e krimeve të luftës, me ç’rast, kryetari Begaj, ka ofruar bashkëpunimin e plotë të komunës, për hulumtimin e krimeve të bëra gjatë luftës së fundit.

Fillimisht, Selimaj, e ka informuar kryetarin, me punën e institutit në hulumtimin e krimeve dhe nevojën e madhe për kryerjen e këtij hulumtimin, në mënyrë që të dihen saktësisht krimet e bëre, duke filluar nga vrasjet, dhunimet, dëmet në trashëgiminë kulturore, dëmet në ekonomi dhe të gjitha dëmet tjera.

Nga ana tjetër, kryetari Begaj, e quajti pak të vonuar hulumtimin e krimeve të luftës, mirëpo ofroi bashkëpunim dhe furnizim me materialet që disponon Komuna e Malishevës, të grumbulluara menjëherë pas luftës. “Të gjitha dëshmitë që ka komuna, do të jenë në shërbimin e institutit”, i ka thënë Begaj, përfaqësuesit të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, Abedin Selimaj.

Më Shumë

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit