Ymer Berisha: Strategjia për informim është në fazën finale

Ymer-Berisha zedhenes i KKse ne prizren2Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit,Ymer Berisha thotë se hartimi i strategjisë për informim është në fazën finale.

“Priten komentet nga gazetarët, organizatat joqeveritare dhe të gjitha grupet e interesit”, tregon Berisha për TVO.

Berisha tregon se me 20 mars në organizim të OSBE-së do të mbahet një takim e përfaqësuesit e subjekteve politike në Prizren, të cilat gjithashtu do të mund t’i japin mendimet dhe sugjerimet e tyre.

“ Janë marrë sugjerimet e 5 organizatave joqeveritare, dhe të gjithë të interesuarit do të kenë ende mundësi që t’i japin mendimet e tyre”.

“Pas kësaj faze dokumenti do të dërgohet për shqyrtim në Komitetin për politikë dhe financa e nga aty në Kuvendin Komunal”.

“E vetmja kërkesë e Komunës në hartimin e kësaj strategjie është që të gjitha propozimet të jenë në përputhje me ligjin për informim dhe ligjin për transparencë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dragashi diskuton inventarizimin e shërbimeve komunale dhe planin zhvillimor komunal

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se është mbajtur mbledhja e radhës e Qeverisë Komunale, ku janë shqyrtuar çështje të rëndësishme...

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Lajmet e Fundit