30.8 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Pjesëtarët e arrestuar të Policisë e FSK-së dyshohen për 9 vepra penale

arrestim-300x225Policia e Kosovës, siç ka premtuar, në orën 15:00 ka plasuar komunikatën për media ku bën me dije detaje nga arrestimi i drejtorit për Migrim dhe të Huaj, dy pjesëtarëve të FSK-së dhe disa të tjerëve.

Policia tregon se ka shoqëruar një kapiten policor, një zyrtar policor, dy pjesëtarë të FSK-së, një sekretar të shkollës së mesme teknike profesionale si dhe një profesor i shkollës së mesme në Drenas.

Personat e dyshuar janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale: Zbulimi i fshehtësisë zyrtare, Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtarë, Marrja e ryshfetit, Ushtrim i ndikimit, Dhënia e ryshfetit, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre dhe Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.

Aty tregohet se në orët e mbrëmjes të datës 17.03.2015 dhe më 18.03.2015 Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore të PK-së ka realizuar operacionin e koduar me emrin “Sinjali”.

Në konsultim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka filluar hetimet për këtë rast nga shtatori i 2014-ës.

“Ky plan operativ është zbatuar sipas urdhëresave të lëshuara nga gjykata themelore në Ferizaj me ç’rast janë bastisur dhe kontrolluar pesë lokacione të ndryshme në Ferizaj, Fushë Kosovë dhe Prishtinë. Me këtë rast janë bastisur: një restorant dhe një lokal i lojërave të fatit në Ferizaj, dy lokale banimi dhe objekte përcjellëse nga ku janë konfiskuar dëshmi të ndryshme materiale”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Në këtë operacion të IPK-së kanë marrë pjesë edhe njësi të specializuara të Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

IPK garanton qytetarët e vendit dhe institucionet se do të vazhdojë të bashkëpunojë me çdo institucion të zbatimit të ligjit në Kosovë dhe do të kontribuojë në profesionalizmin, humanizmin, objektivitetin dhe llogaridhënien edhe më të madhe të policisë sonë, si një ndër policitë më të mira në rajon.

Më Shumë

Egzon Sinani largohet nga Ballkani

Klubi futbollistik Ballkani ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi zyrtar se ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistin Egzon Sinani, në bazë të një marrëveshjeje...

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Lajmet e Fundit