3.3 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

“Anton Pashku” përkujton Isuf Cahanin

petrit palushi ne takimKlubi letrar “Anton Pashku” në Kukës organizoi një takim në nderim të mësuesit Isuf Cahani, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë.

Ishte zgjedhur pikërisht dita e 65 vjetorit të lindjes, që ai të nderohej solemnisht nga familjarë të tij, ish-kolegë e ish-nxënës.

Në fillim u evidentua profili i Isuf Cahanit si njeri, mësues, edukator, veprimtar i dallueshëm i Klubit letrar, dhe si njeriu që la emër të mirë dhe të respektueshëm.

Në këtë takim u lexuan pjesë nga krijimtari e Migjenit, autor të cilin mësuesi Isuf Cahani, e kishte pasur më për zemër, si dhe një letër prekëse e studentes Majlinda Dulla, të cilën mësuesi Isuf Cahani e kishte ndihmuar shumë në punën e saj krijuese.

Të pranishmit që e morën fjalën, si Mustafë Cena, Zylfi Tola, Islam Gjana, Besim Cengu, Mirdash Hoxha, Shkëlqim Dulla, Fahrije Zeneli, Gjyle Cahani, vlerësuan kontributin e Isuf Cahanit në fushën e arsimit dhe edukimit, punën e tij të palodhshme dhe pasiononte në Konviktin e qytetit, ku krijoi një emër të nderuar dhe të respektuar.

Në fund të takimit, familjarët e Isuf Cahanit, I biri Erjoni dhe bashkëshortja, Hatije Cahani, falënderuan të pranishmit për nderimin që i bënë njeriut të tyre të shtrenjtë.

Më Shumë

Liria ka Emër: Mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë” – marshimi më i madh në historinë e Kosovës së lirë

Platforma Qytetare "Liria ka Emër" ka njoftuar se mbi 130 mijë qytetarë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së që...

Apeli liron 9 të dyshuarit e fundit për manipulim votash në Prizren

Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin nga paraburgimi të nëntë personave të dyshuar në rastin e njohur si “Manipulimi me zgjedhje” në Prizren, duke...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit