7.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Në Bordo gjenden pesë foshnjë të vdekura në frigorifer

brodNë jugperëndim të Francës në Bordo policia ka gjetur trupat e pesë foshnjave të vdekura të ruajtura në frigorifer në një shtëpi dhe ka arrestuar babanë ndërsa nëna është hospitalizuar.

Pasi është gjetur trupi i një bebe të porsalindur në një qese frigorifer një ditë më parë, Policia ka gjetur edhe trupat e katër foshnjave tjera në frigorifer gjatë kontrollimit të shtëpisë në vendin Louchats afër qytetit Bordo, ka konfirmuar një burim i Policisë për televizionin iTele.

Sipas informatave fillestare, ishte babai 40 vjeç ai që ka gjetur dje trupin e bebes në një qese të frigoriferit, por i cili pastaj është arrestuar nga policia si i dyshuar për fshehje të krimit.

Nëna 35 vjeçare, e cila sipas mediave franceze, supozohet se ka lindur fëmijën e vetme në shtëpi, është dërguar në spitalin e Bordosë për trajtim gjinekologjik dhe psikiatrik, edhe pse sipas të dhënave të para nuk ka histori të sëmundjes mentale.

Çifti ka dy vajza 13 dhe 15 vjeçare.

Ky është rasti më i vështirë i vrasjes së fëmijëve në Francë që prej 2010 , kur nëna e ka pranuar se kishte vrarë tetë foshnjat e saj duke i ngulfatur menjëherë pasi që i kishte lindur.

Më Shumë

Vëllaznimi – Liria, sot derbi për Superligë

Pas një kohe të gjatë, sot të gjitha rrugët e qytetit çojnë drejt stadiumit “Shani Nushi” në qytetin e Gjakovës, ku Vëllaznimi rikthehet të...

Ministria pezullon aktivitetet në Kalanë e Prizrenit, disa zona shpallen të rrezikshme

Ministria e Kulturës dhe Turizmit bën të ditur se, disa zona të monumentit Kalaja e Prizrenit do të mbyllen përkohësisht për vizitorët, për shkak...

Lajmet e Fundit