2.7 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Gjykata Speciale e dëmshme për Kosovën

Tryeze me teme gjykaten specialeProfesori universitar Mazllum Baraliu, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që Projektligji për themelimin e Gjykatës Speciale të spastrohet nga disa nene, të cilët e suspendojnë sistemin kushtetues dhe juridik të Kosovës.

Baraliu në tryezën me temën “Gjykata Speciale, drejtësi speciale apo padrejtësi speciale?” e organizuara nga Shoqata e ish të Burgosurve Politikë, ka thënë se Gjykata Speciale do të jetë e dëmshme për Kosovën.

Ai ka shprehur gatishmërinë e tij dhe gjithë juristeve të Kosovës për të dhënë kontributin që ky projektligj të jetë sa më pak i dëmshëm për Kosovën.

“Ka rreziqe të shumta, andaj do të ishte mirë që aktiviteti ynë, sidomos i parlamentit të jetë i orientuar në spastrimin e këtij ligji. Sepse ka mundësi të bëhet kjo gjë dhe ta mbajmë karakterin pak a shumë nacional, që disa gjëra të mos e dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe të mos kompremitohem edhe ne para qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Baraliu.

Ai ka thënë se spastrimin e këtij projektligji do ta pranojë edhe bashkësia ndërkombëtare.

“Ka mundësi që të spastrohet ky Projektligj. Jam i bindur se disa gjëra bashkësia ndërkombëtare do t’i pranojë, sepse është e interesuar që kjo çështje të shkojë shpejt. Është mirë që sidomos ai nenin kur fol për gjenocid, ombudsperson e shumë çështje tjera të cilat në fakt suspendojnë në tërësi sistemin tonë të kushtetues juridik do të duhej të spastrohen për ta ruajtur fytyrën aq sa ka mundësi”, ka thënë Baraliu. /Epoka e re/

Më Shumë

Zgjedhjet e parakohshme, KQZ: Procesi i votimit nisi me kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në konferencën e parë për media pas fillimit të procesit zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, njoftoi se procesi...

Dalja në zgjedhje arrin 28.97% deri në orën 15:00, më e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat preliminare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00, duke u bazuar në rezultatet e ardhura...

Lajmet e Fundit