UP-ja në telashe me mbi 400 doktorata në procedurë

Mbi 400 kandidatë për doktoratë në Universitetin e Prishtinës janë në pritje të përfundimit të procedurave për mbrojtjen e punimeve të tyre.Por, drejtues të Universitetit kanë thënë për “Kohën Ditore” se ka probleme të mëdha në mentorimin e tyre, si dhe nuk dihet ende vlera e punimeve shkencore mbi bazën e të cilave kandidatët do të marrin titullin më të lartë shkencor – doktor shkence. E këto punime, ekspertët e arsimit po kërkojnë që të bëhen publike, në mënyrë që të mund të analizohen dhe vlerësohen nga të gjithë.

Kjo deri tani nuk ka qenë praktikë në UP. Kurse dekanë fakultetesh mohojnë të jetë problem gjetja e mentorëve për kandidatët e tyre. Ata pohojnë se numri i madh i kandidatëve që janë në proces të doktoratës, në fakt nuk është i madh, sepse bëhet fjalë për kandidatë të disa gjeneratave, të cilëve UP-ja duhet t’u japë mundësinë e avancimit shkencor.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Lajmet e Fundit