Rruga e Kombit, shembjet vazhdojnë

Shembjet në Rrugën e Kombit vazhdojnë, ndërkohë që është rritur ndjeshëm rreziku për aksidente si pasojë e këtyre shembjeve, shkruan sot Koha Ditore.

Pas shembjeve masive në aksin Kukës-Fushë-Dukagjin, në zonën e Kukësit, rrëshqitjet kanë filluar edhe në zonën e Mirditës, madje në këtë të fundit situata paraqitet edhe më e rëndë.

Ky shqetësim është ngritur në nivele alarmante nga firma kontraktuese “Sterkaj”që mirëmban segmentin nga Thirra në Rrëshen. Drejtori i kësaj firme, Leonard Kiri, thotë se nuk ka pasur asnjë reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndonëse janë njoftuar në vazhdimësi për gjendjen e rrugës. Sipas tij nëse nuk do të ketë ndërhyrje, atëherë gjendja do të precipitojë.

“Në pjesën e skarpateve dhe tarracave që janë bërë në rrugë situata është shumë e rënduar. Ato janë mbushur plot me materiale inerte e dhera. Nga kilometri i 8-të deri në atë të 41-të në aksin Rrëshen-Thirrë (tunel) është një situatë tepër
e rënduar”, thotë drejtori Kiri,

Më Shumë

Lagjia e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit