Profesoresha sulmon kolegen në Serbi: “Shqiptare! Prano se shet organe ! ”

Një profesoreshë në Shkollën e mjekësisë në qytetin e Kralevës në Serbi, e ka sulmuar fizikisht kolegen e vet, për ta detyruar që të “pranojë” se është “shqiptare”, se shet organe njerëzore dhe se bashkëpunon me Obamën, shkruan “Blic” i Beogradit.

“Më kapi nga pas shpine dhe nisi të më mbysë, ndërsa me dorën tjetër më godiste në kokë. Më detyronte të pranoj se po shes organe”, ka rrëfyer për “Blic” profesoresha e sulmuar Dragana Kostadinoviq (34), së cilës në spital i janë konstatuar lëndime të lehta trupore, transmeton kp.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar në oborrin e shkollës, ndërsa dëshmitarë kanë qenë nxënësit, të cilët edhe e kanë shpëtuar ligjëruesen e edukimit fetar.

“E pashë, kur me fëmijët dilnim, se si kaloi pranë nesh dhe me vrazhdësi shtyu dy fëmijë. Nuk iu drejtuam njëra-tjetrës. Pastaj u kthye, më kapi për fyti, nisi të më shtrëngojë dhe të më godasë me grushte në kokë dhe në trup. Bërtiste ‘Shqiptare, bashkëpunon me Obamën, tash do të ta heq maskën”. Më detyronte të pranoj se shes organe. Isha duke u ngufatur”, ka thënë Kostadinoviq dukshëm e frikuar.

Tre djem mezi kanë arritur që ta largojnë profesoreshën e tërbuar, por një minutë më vonë ajo prapë i është gjuajtur koleges së vet, duke ia shkulur flokët dhe duke e detyruar që të pranojë se shet organe.

Kostadinoviqi e tmerruar, për të shpëtuar, ia ka pranuar koleges se shet organe. Në ato çaste aty është shfaqur edhe drejtoresha e shkollës, e cila po ashtu është detyruar të pranojë se edhe ajo shet organe, në mënyrë që ta qetësojë profesoreshën e tërbuar.

Pas sulmit, Kostadinoviq është dërguar në spitalin e Kralevës, ndërsa policia e ka marrë xhirimin që e kanë bërë kamerat e shkollës.

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit