6.2 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Protestat, opsion i vetëm i opozitës

Tri partitë opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën” kanë vendosur që më 18 prill të protestojnë kundër “kapjes” së shtetit, por ende nuk kanë detaje rreth organizimit. Por, hollësitë rreth protestës së thirrur kundër Qeverisë nuk i kanë të qarta as vetë subjektet politike opozitare.

Kohëzgjatja, numri i protestuesve, rrjedha e saj, nuk janë diskutuar ende nga opozita, por ata thonë se protesta e thirrur nga ta ka një listë me kërkesa, të cilat i adresohen ekzekutivit.

Zgjim Hyseni, anëtar i Kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë se subjektet opozitare do të organizojnë ditëve në vijim konferencë të re për media, ku do t’i njoftojmë qytetarët për hollësitë e protestës.

“Ajo çka dihet sigurt është që kjo as nuk është protesta e parë dhe as nuk do të jetë e fundit e organizuar nga subjektet e opozitës”, ka sqaruar Hyseni.

Ai ka shtuar se do të vazhdojnë me protesta e demonstrata ngase nuk presin që kjo Qeveri do të jetë ndryshe nga e kaluara. Hyseni ka potencuar se “Vetëvendosja” nuk pret që shteti të çlirohet nga kapja që i është bërë prej Qeverisë./Zëri/

Më Shumë

Gjyqtarët dalin nga parketi në ndeshjen Bashkimi – GO+ Peja, në shenjë proteste për kolegun e tyre

Vetëm dy sekonda pasi nisi ndeshja mes Bashkimit dhe GO+ Pejës në “Sezai Surroi” në Prizren, gjyqtarët e ndeshjes kanë dalë jashtë parketit. Ndeshja u...

P.C Prizreni vazhdon të kryesojë në tabelë

Pas 13 javësh në Liga e Parë të meshkujve në basketboll, Proton Cable Prizreni vazhdon të mbajë pozitën e parë në tabelë me 21...

Lajmet e Fundit