Statuti i UP-së shkelet gjatë vlerësimit të studentëve

Vetëm një e treta e profesorëve në Universitetin e Prishtinës respektojnë Statutin dhe vendimet e organit më të lartë vendimmarrës për çështje akademike, për sa i përket vlerësimit të studentëve në lëndët që ata ligjërojnë.

Kështu thuhet në një hulumtim që e ka bërë organizata studentore “Studim, kritikë, veprim”, i cili përfshin 11 njësi akademike, nga 14 sa ka gjithsej UP-ja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas hulumtuesve, të dhënat janë paraqitur me lëndë dhe në secilin fakultet janë përfshirë të gjitha, ose shumica e departamenteve, nga të cilat rezulton se nga 1.040 lëndë, kolokuiume mbahen në vetëm 367, apo vetëm në 35.28% prej tyre.

“Kjo tregon se vetëm rreth 1 e treta e profesorëve mbajnë kolokuiume dhe i marrin parasysh rezultatet e tyre në vlerësim”, thuhet në këtë hulumtim.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit