Njëzetmijë rrëfime në kalldrëmet e Prizrenit

Rrugët e shtruar me kalldrëm të qytetit të Prizrenit do të mbushen me rrëfime të ndryshme që janë duke u përgatitur për festivalin e skulpturës SkulpFest. Rrëfimet të cilat janë gdhendur në kube akulli do të ekspozohen më 1 maj, ditën kur edhe fillon festivali ndërkombëtar i skulpturës SculpFest.

Ky edicion është i katërti me radhë që është duke u organizuar në kuadër të Autostrada Bienniale (Biennale Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor).

“Projekti nismëtar ka në qendër identitetin historik të rrugëve të Prizrenit dhe trashëgiminë shpirtërore të vendit. I emërtuar sipas zhargonit lokal të Prizrenit , projekti “Kalldrëm” do të përmbledhë përjetimet e banorëve dhe vizitorëve në rrugët e gurta të qytetit”, thuhet në një komunikatë për media që ka ardhur nga ky organizim.

Tashmë, fletë të shumta janë vendosur në lisa nëpër rrugët e Prizrenit që kanë filluar të vishen me rrëfime të përjetimeve mbi kalldrëm. Për ata që s’mund të jenë fizikisht, është zhvilluar platforma virtuale www.kallderm.net.

Në një shumë rekorde, në 20.000 kube të akullit do të “ngrihen” rrëfimet e qytetarëve, të cilat do të mbulojnë rrugë në Prizren, duke dëshmuar se përtej çdo objekti e ngjarjeje në jetën e qytetit, ka histori e ndjesi njerëzore.

SculpFest do të vazhdojë festivalin me aktivitete të ndryshme bashkohore, nga 1-3 maj 2015, me një cikël të ngjarjeve artistike, përfshirë prezantime të ndryshme të artistëve, skulptura-instalacione, video dokumentar, punëtori, performanca dhe muzikë.

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit