Kurti paralajmëron protesta edhe pas 18 prillit

Nuk është optimist për realizimin e kërkesave pas protestës së paralajmëruar me 18 prill. Thotë se kërkesat janë reale dhe të realizueshme dhe se për këtë do të vazhdojnë protestat edhe pas 18 prillit.

Ish-lideri i VV’së Albin Kurti do të dal në protestë më 18 prill por nuk beson se kërkesat e protestës do të realizohen. Prandaj duke folur për kapjen e shtetit, thotë se janë të vendosur për të vazhduar me protesta edhe pas 18 prillit.

“Nuk jam aq optimist por jemi të vendosur, jemi insistues për këtë gjë, e besojmë se është e vërtetë edhe e drejtë. Mendojmë se edhe kërkesat nuk janë të parealizueshme nëse ka vullnet dhe që të gjitha janë të arsyeshme, të matshme dhe shumë konkrete”, tha Kurti në emisionin ‘Click’ në RTV21.

Ndërkohë Kurti ka insistuar se Kosova ka nevojë për një Republikë të Tretë derisa theksoi se PDK duke e kapur shtetin e ka humbur partinë, kjo parti për ish-kryetarin e VV’së nuk ekziston.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit