Hillary Clinton shpall kandidaturën për presidente

Hillary Clinton do të shpallë kandidaturën e saj për presidente të SHBA-së ditën e diel. Lajmi është bërë i ditur për “The Guardian” nga një burim pranë stafit elektoral të zonjës Clinton.

Zëdhënësi i Hillary Clinton ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm.

Në këtë mënyrë, Clinton do të jetë e para kandidate e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe pritet të jetë favoritja kryesore e partisë së saj.

Kjo është hera e dytë që Hillary Clinton kandidon për presidente, pas kandidimit në vitin 2008.

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit