8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Arbana dhe Xhemi lënë bebet në shtëpi e dalin për jetë nate

Ka pak kohë që kur dy ikonat e televizionit janë bërë nëna. E para ishte Xhemi, që solli në jetë djalin e saj të dytë, Gabriel. E më pas edhe Arbana u bënë nënë për herë të parë me Jonin.

Që sezonin e shkuar të dyja u shprehën se do të hiqnin dorë për disa kohë nga ekrani, për t’ju përkushtuar mëmësisë. E mesa duket mungesa ka qenë vetëm në ekran, pasi të dyja nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga jeta e natës.

Arbana dhe Xhemi janë parë përgjatë javës teksa në shoqërinë e miqve të “Top Medias”, konsumonin një gotë alkool.

Mesa duket kanë zgjedhur të lënë bebet në shtëpi, për tu dëfryer paksa në jetën e natës që Tirana të ofron. E ndërsa Xhemi i është rikthyer projekteve të saj, ku është bërë pjesë e “Portokallisë”, Arbana po vijon të qëndrojë larg televizionit edhe për disa kohë./bw/

Më Shumë

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Shkolla e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren shënon 64-vjetorin e themelimit

Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren ka shënuar sot 64-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive dhe kulturore. Drejtori...

Lajmet e Fundit