Thaçi në Beograd – 4000 policë për sigurinë e tij

Mediet serbe kanë botuar në ballina lajmin ekskluziv se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit.

Pas vizitës zyrtare të homologut të tij Daçiq në Prishtinë, në konferencën e Ballkanit Perëndimor, burimet e gazetës “Danas” raportojnë se BE po ndihmon organizimin e një vizite të mundshme të Thaçit në Beograd, e para e tij ndonjëherë në kryeqytetin serb, më 24 prill.

Po ashtu, “Danas” raporton se kjo vizite tashmë i ka sjellë kokëçarje shtetit serb i cili duhet të organizojë 4,000 policë për garantimin e sigurisë.

Thaçi, shkruan mediumi serb, mbetet fytyrë e urryer në opinion serb, por burimet e “Danas” njoftojnë se vizita e tij do të ndihmonte shtensionimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të ndihmonte dialogun.

Në anën tjetër, burimet pranë liderit të dikurshëm të UÇK-së konfirmojnë se Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencë ku pritet të jenë edhe ministrat e jashtëm Nikola Poposki i Maqedonisë dhe Ivica Daçiq i Serbisë si dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë si dhe të Kosovës dhe Serbisë.

Më Shumë

LDK-ja në Suharekë propozon kandidatët për deputetë, Blerim Kuqi i rikthehet garës

Dega e LDK-së në Therandë (Suharekë) ka bërë të ditur se, pas një procesi të gjerë konsultimesh me strukturat e saj, ka vendosur të...

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit