Këshilli i Prindërve të Kosovës përshëndet testin PISA

Këshilli i Prindërve të Arsimit të Kosovës ka përshëndetur fillimin e vlerësimit ndërkombëtar PISA të nxënësve në vendin tonë.

Këshilli vlerëson se aktiviteti i filluar sot në Kosovë është një ngjarje e madhe për sistemin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Shpresojmë dhe dëshirojmë që organizimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme të jetë në nivelin e duhur dhe se të gjithë aktorët e duhur të jenë mobilizuar me kohë dhe të përkrahin zhvillimin e këtij aktiviteti.

Nxënësve të përzgjedhur u urojmë fat dhe arritshmëri të lartë në këtë test ndërkombëtar, kurse nga prindërit kërkojmë që të jenë pjesë aktive e këtij procesi duke ndihmuar dhe motivuar fëmijët e tyre, thuhet në kumtesën e Këshillit të Prindërve të Kosovës.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit