Krasniqi i kundërpërgjigjet Hoxhajt: Kuvendi nuk ka qenë i izoluar

Ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së Enver Hoxhajt, pasi ky i fundit kishte thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës është i izoluar.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka qenë i izoluar në kohën sa ka qenë ai kryetar.

Krasniqi i ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, vendet ku i ka vizituar, që janë shumë.

Ky është shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Gjatë legjislaturave të pavarësisë, Kuvendi i Kosovë ka zhvilluar kontakte bilaterale me këto Parlamente dhe Dhoma përfaqësuese:

Me Kongresin e SHBA-së,
Me Parlamentin dhe Senatin e Kanadasë,
Më Dhomën Përfaqësuese të MB dhe Dhomën e Lordëve, Më Asamblenë e Skocisë dhe te Irlandës së Veriut,
Me Bundestagun E GjF,
Me Parlamentin Frëng,
Me Parlamentin e Italisë,
Me Parlamentin e Portugalisë,
Me Parlamentin e Senatin Belg,
Me Parlamentin e Senatin e Holandës,
Me Parlamentin e Austrisë,
Me Parlamentin r Zvicrës,
Me Parlamentin e Suedisë,
Me Parlamentin e Finlandës,
Me Parlamentin e Estonisë,
Me Parlamentin e Hungarisë,
Me Parlamentin e Sllovenisë,
Me Saborin e Kroacisë,
Me Parlamentin e Bullgarisë,
Me Kuvendin e Shqipërisë,
Me Kuvendin e Maqedonisë,
Me Kuvendin e Madh të Turqisë,
Me Parlamentin e Kuvajtit,
Me Parlamentin e Egjiptit,
Me Parlamentin e Libisë,
Me Parlamentin dhe Senatin e Jordanisë.

Në Rumani kemi qenë vëzhgues te punimeve te Parlamenteve të Evropës Juglindore.
Në Mbretërinë e Bashkuar kemi qene të ftuar ne Konferencë e vendeve te Komunvelltit, nga Shoqata Britaneze.

Gjithashtu kemi pritur në Kuvendin tonë edhe Parlamentar dhe grupe të ShC nga Sllovakia, Rumania, Spanja etj. Këto takime janë ndihmuar nga Mbretëria e Bashkuar.
Me Parlamentin Evropian kemi pasur gjashtë takime të përbashkëta të përvitshme, por kemi pasur edhe takime të tjera të përbashkëta. Në të dy legjislaturat kemi pasur takime me dy kryetaret e PE-së.

Kuvendin e Kosovës e kanë vizituar shumë Kongresmen, Senatorë e zyrtar të lartë nga SHBA-të.

I përmenda vetëm takimet e delegacioneve që i kam udhëhequr unë, Kryetari i Kuvendit. Këtu nuk i përmenda takimet që i kanë zhvilluar Komisionet Parlamentare e të cilat janë të shumta. Nuk i përmenda as vizitat e shumta që kanë ardhur nga PE dhe Parlamentet e Vendeve Evropiane, nga Amerika dhe Azia. Delegacionet që kanë ardhur nga Asambleja e NATO-s, e KE dhe e OSBE-së. Nuk përmenda as burrat shtetëror dhe Ministrat e PJ që iu drejtuan Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ne shumë nga këto vende, Kryetari i Kuvendit ka qenë zyrtari i parë i lartë, që i ka vizituar dhe ka hapur mundësit e bashkëpunimit bilateral.President të shteteve të ndryshme, Kryetarë të Parlamenteve e Kryeministra janë pritur në Kuvendin e Kosovës. E them me përgjegjësi, në të gjitha takimet janë zhvilluar debate përmbajtjesore që kanë qenë me interes edhe për shtetin tonë të pavarur. Jam i bindur se ketë mund ta konfirmojnë edhe anëtarët tjerë të delegacionit që e kanë përfaqësuar Kuvendin e RK-së.

Ndoshta ketë e ka mundësua edhe fakti se Kryetari i Kuvendit nuk ka qenë i apostrofuar në asnjë Raport ndërkombëtar për ndonjë veprimtari të dënuar.

Për gjithë veprimtarinë e Kuvendit me kohë ka qenë i njoftuar opinioni publik në Kosovë.

Një veprimtari të madhe te delegacioneve të Kuvendit e kanë mundësuar edhe këto organizata ndërkombëtare. Në ketë rast po i veçoj: OSBE-në, USED-i, UENDPI-në, nga Qeveria e BM dhe Qeveria Gjermane etj. Pa ndihmën e mbështetësve të Kuvendit, me buxhetin që kishim nuk do të mund t’i përballonim shumë nga takimet, sidomos ato të Komisioneve Parlamentare.

Fola për kohën, sa unë isha Kryetar i Kuvendit te Republikës së Kosovës. Konsideroj që kjo mënyrë telegrafike e jep pasqyrën e mjaftueshme për të parë se Kuvendi ynë nuk ishte i izoluar.

Ketë që e thash po e ilustroj edhe me fotografi nga ato takime.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit