15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

I mori 50 euro një kosovari, arrestohet polici

Një punonjës i Policisë së Qarkullimit Rrugor është arrestuar paraditen e sotme në Lezhë, pasi i ka marrë ryshfet një drejtuesi mjeti.

Punonjësi Ylli Ulaj u arrestua rreth orës 11:30 për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të punonjësve që ushtrojnë funksione publike”, neni 259 i Kodit Penal.

Ai dyshohet se i ka marrë ryshfet 50 euro një shtetasi nga Kosova me incialet S.D në aksin rrugor Milot – Lezhë.

Shtetasi nga Kosova po udhëtonte me automjetin e tij kur u ndalua për tejkalim të normave të shpejtësisë. Drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar faktin se ishte në shkelje të rregullave të qarkullimit, por ka paguar sasinë e lekëve të kërkuar nga efektivi i qarkullimit, Ylli Ulaj.

Punonjësi i policisë ka marrë 50 eurot dhe nuk ka proceduar administrativisht shtetasin kosovar, për shkeljen e konstatuar.

Shtetasi S.D. ka bërë më pas denoncim në numrin falas 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Menjëherë nisën hetimet dhe u arrestua në flagrancë punonjësi i policisë Inspektor Ylli Ulaj, dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 eurot e dhëna nga shtetasi kosovar.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Lezhë. /Shekulli Online/

Më Shumë

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në koncert gala në Madrid

Pianistja e talentuar nga Prizreni, Riola Susuri, do të jetë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës klasike, ku do të përfaqësojë...

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Lajmet e Fundit