Vazhdojnë sulmet ajrore kundër IS-it

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kanë kryer 23 sulme ajrore që kanë cak militantët e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë militantët e Shtetit Islamik sipas Reuters janë larguar nga kampi Yarmouk, afër Damaskut ku jetojnë mijëra refugjatë palestinezë.

Kjo ka ndodhur pas luftimeve të ashpra, ndërsa aty tani po qëndrojnë vetëm militantët e një grupi tjetër ekstremist, Al Nusra.

Dyshohet se 14 mijë civilë kanë mbetur brenda kampit i cili në vitin 2011, para se të niste lufta civile në Siri, kishte rreth 150 mijë banorë.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit