LDK-ja në Prizren akuzon Qeverinë e Ramadan Mujës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ka akuzuar Qeverinë e Ramadan Mujës se po keqmenaxhon me buxhetin.

Kryetari i Degës, Haxhi Avdyli, tha se qeverisja lokale në Prizren ka degraduar në të gjitha sektorët.

“Keqmenaxhimi i buxhetit nga Komuna e Prizrenit, është dëshmia më e mirë se si po qeveriset ky qytet”, ka thënë Avdyli, transmeton TVPZ.

Anëtari i Grupit të ekspertëve për Ekonomi dhe Financa të LDK-së , Agim Muçaj, ndërkaq paraqiti nëj sërë vërejtjesh për keqmenaxhim të këtij buxheti.

“Këto të gjetura nga ekspertë të LDK-së,janë bërë publike edhe në seancën e fundit të Kuvendit të Prizrenit”, ka thënë ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit