Busek: Gjykata Speciale s’duhet të themelohet

Gjykata Speciale për Kosovën nuk duhet të themelohet, pasi që vendit i duhet më shumë asistencë për ta përmirësuar administratën dhe sundimin e ligjit e jo për një Gjykatë tjetër.

Kështu ka deklaruar gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, Erhard Busek, ish-zëvendës kancelari i Austrisë dhe ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Gjatë kësaj interviste, Busek ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ku, sipas tij, heqja e regjimit të vizave nuk do ta ndihmojë vendin në zgjidhjen e problemeve.

“Liberalizimi i vizave nuk është i domosdoshëm, pasi që heqja e regjimit të vizave nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve dhe përballimin e situatës”.

Mes tjerash, në këtë intervistë ai ka folur edhe për eksodin e kosovarëve drejt Bashkimit Evropian, dështimin e UNMIK-ut, të EULEX-it dhe të institucioneve vendore në luftimin e korrupsionit, për idenë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, deklaratën e kryeministrit Edi Rama për bashkim kombëtar etj.. /Zëri/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit