27 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

E mashtrova gruan sy më sy…

Ishte një ditë paksa e qetë, në krahasim me ditët tjera të pasluftës, kur patrullat e KFOR-it gumëzhinin, ma gërryenin mendjen në thellësi…

Desha të shtrihem ashtu si thotë mbreti – për së gjati, edhe pse sa isha ngritur nga shtrati i gruas dhe ende ndjeja aromën e trupit të saj të nxehtë…

Papritmas telefoni cingërroi. “Alo, dilinxhi, më fal që të trazova kaq herët, por më duhesh patjetër, sepse më vonë e di që ke obligime të tjera…”.

Pa një e pa dy u ngrita dhe fillova të vishem, madje pa bërë dush fare, pa pirë kafenë e mëngjesit…

Dhe, teksa ecja, në mendjen time silleshin lloj-lloj skenash… E paramendoja se AJO do t’më dilte përpara në ndonjë fustan të hollë të tejdukshëm, që majat e gjinjve në mënyrë provokuese t’më joshnin…

Përkundrazi, përpara më doli burri i saj, si zakonisht, i veshur bukur dhe me buzëqeshje më ftoi të hymë në dhomën e ditës…

Më kishin ftuar t’u rregulloja zërimin nëpërmes kompjuterit për një aheng që do ta bënin në mbrëmje për ditëlindjen e saj.

Ajo erdhi pas pak, por jo e veshur ashtu si e paramendoja, më përshëndeti dhe më ofroi kafenë…

E përfundova shumë shpejt punën që kërkuan ata nga unë, por kurrsesi nuk m’u dha rasti, madje, ta prekja as me dorë…

Duke më përcjell, burri i saj më ftoi për në mbrëmje.

“Na gëzoni nëse vini sonte ti me shoqen tuaj”, më tha ai.

E gjithë dita më eci mbarë. Mendja më fluturonte sa andej e sa këndej…

Në mbrëmje shkuam me shoqen time në ahengun e saj dhe kaluam çaste të këndshme: me muzikë, humor e verë të kuqe…

Kah mesnata, kur të gjithë ishim lodhur tej mase, ajo për një çast humbi nga ahengu. Pas pak vetëm një cingërr në telefonin tim. Ishte numri i saj. U përvodha kinse për të shkuar në tualet. Kështu i thash gruas sime.

Kur dola në korridor ajo ishte në derën e hyrjes. U nisa drejt saj. Ajo doli në oborr dhe u fsheh pas “gardhit të gjallë”, siç i thoshim ne.

Kuptohet, edhe unë pas saj. Kur iu afrova më tërhoqi për krahu dhe më puthi fort e fort. Më kafshoi në buzë, në faqe, në qafë…

“Ikë nga këtu sa nuk na kanë zënë!”, i thash.

Por, para se të ikte edhe një herë më puthi fort e fort dhe u nis drejt derës së hyrjes.

Unë edhe pak çaste qëndrova jashtë, sepse nuk doja të paraqitesha në aheng menjëherë pas saj… Dhe, në çast në oborr u pa edhe ime grua.

“Hupe o burrë!”, më tha posa më pa.

“Nuk hupa! Ja ku jam…”, i thash si me krenari./Kosovarja/
Lexo më shumë në: http://www.kosovarja-ks.com/e-mashtrova-gruan-sy-me-sy/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

NGOM Fest nis sonte në Kalanë e Prizrenit

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës, NGOM Fest, që është bërë një nga ngjarjet më të rëndësishme muzikore në Kosovë, sonte hap dyert për adhuruesit e...

Morina rinovon kontratën me Yllin

KB Golden Eagle Ylli ka njoftuar se kapiteni Gëzim Morina do të vazhdoj të jetë pjesë e ekipit nga Suhareka edhe për një periudhë...

Lajmet e Fundit