Suharekë: Drejtori i larguar nga puna fiton gjyqin me Komunën

Remzi Bajselmani, drejtori i larguar nga Gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skënderbe” që kishte paditur Komunën e Suharekës për kthimin në vendin e punës ka fituar gjyqin më këtë të fundit.

Gjykata Themelore e Prizrenit-Dega Suharekë mori aktgjykim në favor të drejtorit të larguar nga puna, duke e kthyer të njëjtin në punë.

“Anulohet vendimi për shkëputjen e marrëdhënies së punës drejtorit Remzi Bajslemani dhe detyrohet komuna e Suharekës që të njëjtin ta kthejë në punë, në pozitën e drejtorit dhe Komuna e Suharekës ngarkohet edhe me shpenzimet e procedurës,” thuhet në aktgjykimin e gjykatës në Suharekë.

Remzi Bajselmani më 25 nëntor 2013, në kohën e qeverisjes së Suharekës nga Blerim Kuqi, u zgjodh për herë të dytë drejtor i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” me një mandat deri më 25 nëntor 2018.

Por më 26 maj të 2014-ës atij me aktvendim iu ndërpre kontrata me arsyetimin e përmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës.

Avokati i Komunës së Suharekës Selajdin Gallopeni kishte kërkuar hedhjen poshtë të padisë së Bajselmanit.

Ai i tha KALLXO.com-it se kjo komunë nuk është e kënaqur me aktgjykimin për rastin e drejtorit.

Gallopeni bëri të ditur se ka bërë ankesë dje në Gjykatën e Apelit.

Remzi Bajselmani kontestin me komunën e fitoi pas një viti të ballafaqimit me të në gjykatë./Kallxo.com/

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Lajmet e Fundit