Mësimdhënësve u paguhet përvoja e punës me pagat e prillit

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës njofton se sot është takuar me ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami, atë të Financave Avdullah Hoti dhe ministrin e Administratës Publike Mahir Jagxhillar.

Sipas njoftimit të SBASHK-ut bëhet e ditur se nga ky takim ka rezultuar se 0.5 përqindëshi i përvojës së punës për mësimdhënësit do të implementohet me pagat e prillit.

Sipas SBASHK-ut kjo nënkupton se për momentin nuk ka arsye që të ketë ndonjë veprim sindikal.

SBASHK konsideron se kjo është një arritje e angazhimit të përbashkët të SBASHK-ut, MASHT-it dhe Qeverisë së Kosovës.

SBASHK-u po ashtu kërkon mirëkuptim nga të punësuarit në arsimin e Kosovës sepse për arsye të numrit të madh të të punësuarve në këtë sektor dhe procedurës së procedimit të të dhënave , eventualisht, mund të vonohen për pak ditë listat dhe pagat.

Ndryshe muajve të fundit SBASHK-u ka organizuar greva duke bojkotuar mësimin për shkak të kërkesës që t’u paguhet përvoja e punës mësimdhënësve.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit