Gjermania: Nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan

Ambasadori gjerman në Serbi, Heinz Wilhelm tha sot se vënia në pikëpyetje e kufijve të Ballkanit Perëndimor është e papranueshme.

Wilhelm, duke iu përgjigjur pyetjeve të studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike, tha se deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, rreth bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, askush në BE nuk e ka vlerësuar pozitivisht.

Ambasadori gjerman rikujtoi se zëdhënësja e Komisionit Evropian kritikoi deklaratën e Ramës.

“Ndryshimi i kufijve të Ballkanit Perëndimor, është i papranueshëm, por kjo është një temë që gjithmonë është e pranishme”, tha ai.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Wilhelm tha se ai beson se të dyja palët duhet të jenë të gatshme për të bërë lëshime. Këto negociata sipas tij janë të vështira, por në interes të të dyja palëve./Lajmi.net/

Më Shumë

Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit