11.2 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Ragip Begaj në përkrahje të familjarëve të të pagjeturve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip begaj, ka pritur sot një delegacion të Këshillit koordinues të shoqatave të të pagjeturve të Kosovës dhe Prenk Gjeta, kryetar i komisionit qeveritar për të pagjeturit, me të cilët ka biseduar për çështje të ndryshme, si dhe ju ka dhënë përkrahjen e tij për punën e asociacionit, përkatësisht në krijimin e kushteve për mbledhjen e fakteve, që të bëhet padi ndaj shtetit serb dhe personave, përgjegjës për vrasjet dhe zhdukjen e qytetarëve, gjatë luftës.

Fillimisht Prenk Gjetaj, e faledneroi kryetarin Begaj, për pritjen,e më pas e njoftoi me punën dhe angazhimin e zyrës që ai drejton, si dhe e njoftoi me punën e bërë për ngritjen e përmendores për të pagjeturit që pritet të zbulohet të hënën në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Më pas kryetari Begaj, duke ju drejtuar delegacioni të asociacionit të shoqatave të të pagjeturve, ju tha se “është pjesë e dhimbjes së tyre dhe përkrah tyre, edhe pse nuk është e lehta dhimbja që ata kanë”. “Kjo kategori, nuk është trajtuar si duhet dhe institucionet tona nuk janë marrë seriozisht me çështjen e të pagjeturve, pasi është dashur që menjëherë të merren me gjetjen e personave të humbur dhe të mos pranohet asnjë lloj bisede me shtetin serb, pa gjetjen e atyre që ata i kanë zhdukur”, tha kryetari Begaj.

Ndërsa z.Bajram Qerkini, në emër të këshillit korrodinues, tha se “neve po na vajtojnë shumë, po ne duam punë konkrete e jo të na vajtojnë”. Sipas tij, kemi ende edhe rreth 1600 persona të pagjetur dhe ne si këshill, jemi duke punuar në gjetjen e fakteve të të gjitha rasteve dhe jemi në proces të ngritjes së padive për të gjitha krimet.

Për këtë, kryetari Begaj, ju premtoi se do të angazhohet në gjetjen e një zyre, për avokatin e shoqatave dhe ta përkrah në gjetjen dhe grumbullimin e dokumentacionit për ngritjen e padive, për të gjitha rastet e krimeve.

Më pas, u vizituan edhe varrezat e dëshmorëve në Malishevë, ku vendosën buqeta me lule dhe u bënë homazhe pranë varreve të dëshmorëve të kombit në Malishevë.

Më Shumë

Tragjedia në Malishevë: Dy vëllezër të vdekur në Gollubovc

Një vrasje e dyshimtë ka ndodhur sot në fshatin Gollbovc të Malishevës. Klankosova.tv ka mësuar se të vdekur janë dy persona, dhe të dy janë...

Zafir Berisha: Artan Abrashi mund ta çojë Prizrenin drejt zhvillimit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka mbajtur sot një takim me strukturat dhe mbështetësit e subjektit të tij politik, ku...

Lajmet e Fundit