Preteni: Prokurorët e gjyqtarët të mos angazhohen në kolegje

Drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, vazhdimisht ka kërkuar nga institucionet qendrore të vendit që ta përgatisin bazën ligjore, sipas të cilës, gjyqtarëve dhe prokurorëve t’i ndalohet angazhimi edhe në arsimin e lartë, përkatësisht në atë privat, mirëpo një kërkesë e tillë nuk është marrë në konsideratë deri më tani.

Ai për “Zërin” thotë se me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit duhet të rregullohen punësimet specifike.

“Është vlerësim i Agjencisë se me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit duhet të rregullohet në mënyrë më specifike punësimet e shumëfishta”, thotë Preteni.

Sipas tij, zyrtarët e lartë që ushtrojnë më shumë detyra, me legjislacionin aktual, në bazë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, Neni 10 pika 2, mund të ushtrojnë punë nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe veprimtarisë humanitare…

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit