Kajtazi: Serbia po përdor të pagjeturit

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë të veçantë për 27 prillin, Ditën Kombëtare të Pagjeturve.

Kryetarja i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Lirie Kajtazi tha se nuk ka më arsye që të mos dihet rreth të pagjeturve.

Ajo tha para deputetëve se Serbia po i përdor të pagjeturit për përfitime politike.

Sipas Kajtazit, zbardhja e fatit dhe vendndodhja e personave ta pagjetur vazhdon të jetë preokupim i familjarëve por edhe i institucioneve.

Por për të zgjidhur këtë çështje sa më shpejt, Kajtazi ka kërkuar një presion më të madh ndërkombëtar ku sipas saj dihet se agresioni i serbëve bërë ndaj shqiptarëve ishte shtetërorë dhe një gjë e tillë sipas saj mund të dokumentohet më lehtë.

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Aksion i Krimeve Ekonomike dhe Doganës në Prizren, bastisen disa argjendari

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës me asistencën e Doganës së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në disa argjendari në Prizren. Aksioni është zhvilluar fillimisht...

Lajmet e Fundit