11.8 C
Prizren
E hënë, 13 Maj, 2024

Jacobson: Trashëgimia kulturore e Prizrenit, ka zënë vend në hartën botërore

Ambasadorja amerikanë në Kosovë, Tracey Ann ka përciellë nga afër punimet e Kalasë së Prizrenit. Ajo tha se Kalaja e Prizrenit e demonstron pasurinë e trashëgimisë kulturore të Kosovës.

“Për realizimin e këtij projekti SHBA-ja ka dhënë një donacion prej 700 mijë dollarëve”, tregoi Jacobson.

“Për këtë projekt qytetarët e Prizrenit duhet të jenë krenarë, sepse Prizreni ka zënë vend në hartën botërore sa i përket trashëgimisë së pasur kulturore”, tha ajo.

“Restaurimi i këtij objekti të lashtë paraqet një rëndësi të posaçme për vlerat që i posedon ky qytet i bukur”.

Memorandumi midis Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Degës në Kosovë të organizatës suedeze Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHË) dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës për realizimin e punimeve të Kalasë është nënshkruar në muajin shtator të vitit të kaluar.

Shafi Gashi, udhëheqësi i Projektit për Kalanë e Prizrenit, tha se momentalisht është duke u punuar në pjesën e qytetit të poshtëm dhe atë jugor të Kalasë së Prizrenit, duke shtuar se punimet kanë karakter kryesisht të pastrimit dhe të konservimit të strukturave arkitektonike.

“Do të bëjmë edhe konservimin e murit të shembur”, ka thënë Gashi.

“Restaurimi i Kalasë ka një rëndësi të madhe pasi që edhe konsiderohet si një nga objektet më të vjetra të trashëgimisë kulturore e historike në këto hapësira”.

“Përveç vlerave të shumta të cilat i posedon Kalaja e Prizrenit, këtyre ditëve këtij monumenti historik i janë shtuar edhe më shumë atribute historie”.

“Gjatë gërmimeve dhe restaurimeve të kësaj kalaje nga arkeologët, janë gjetur materiale te shumta arkeologjike. Materialet të cilat janë gjetur në brendi të Kalasë kalojnë shifrën dy mijë”/TV Prizreni/.

Më Shumë

Gjendet një mjet shpërthyes në fshatin Kijevë të Malishevës

Një mjet shpërthyes është gjetur në fshatin Kijevë të Malishevës. Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se derisa ishte...

Zafir Berisha: Vrasja e Drinit, humbje për Kosovën

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar bashkëluftëtarin Ekrem Rexha-Drini,  në 23 vjetorin e vrasjes së tij. Ai thotë se “Drini” ka dhënë në kontribut...

Lajmet e Fundit