Veseli do t’ia marrë Tean nga duart Fisnikut

Vesel Kurtishaj do t’ia marrë Tean nga duart Fisnikut. Kështu është shprehur një mik i afërt i Veselit, gjatë një interviste për mediat shqiptare.

Banori më i ri i Big Brother Albania ishte një djalosh nga Prizreni i cili pëlqen jo vajzat single, por pikërisht ato që janë në lidhje.

Kështu Veseli ia ka mësyrë të prishë një lidhje tashmë të krijuar brenda BiIg Brother, pasi ia ka vënë syrin Teas, e cila është në lidhje e Fisnikun nga Tirana.

Në një intervistë për Panorama Plus një mik i Veselit, Burim Shehu, është shprehur i bindur se ai do të arrijë të fitojë zemrën e Teas, të cilën e ka piketuar qysh para se të hynte në shtëpi, së bashku me Eleonorën.

“Para se të hynte brenda, ai ka vlerësuar shumë Eleonorën dhe Tean”, ka thënë fillimisht ai.

“Duke u mbështetur në atë çfarë ka thënë Tea, Veseli është një mashkull i mirë për të, ndërsa Fisniku thjesht një mik i mirë. Mendoj se ka flirt mes Teas dhe Veselit, marrëdhënia do të kalojë në diçka të bukur nga njohja e tyre ditë pas ditë”, ka shtuar më tej djaloshi. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

Lajmet e Fundit