Aksident makabër, kamioni zë poshtë punonjësin e burgut

Një aksident i rëndë i mori jetën punonjësit të burgut në Rrogozhinë, i cili po lëvizte me biçikletë. Viktima quhet Shpëtim Gjuzi, 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, punonjës i sigurisë së burgut që ndodhet në këtë qytet.

Ngjarja ka ndodhur pak metra larg Burgut të Rrogozhinës, në kohën ku 45-vjeçari ishte rrugës për në punë. Biçikleta me të cilën Gjuzi po lëvizte u përplas nga një kamion, i cili e zuri poshtë atë. U desh ndërhyrja e policisë për nxjerrjen e trupi të pajetë nga gomat e kamionit.

Dyshimet e para janë se 45-vjeçari ishte duke folur në celular teksa ecte me biçikletë dhe ka humbur kontrollin duke përfunduar poshtë kamionit. Policia thotë se, ka shoqëruar drejtuesin e kamionit për të zbardhur aksidentin. /Shekulli/

Më Shumë

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Trepça, kampione e Kosovës

Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll, pasi mposhti Bashkimin me rezultat 78:98 në finalen e katërt të “Play-off”-it, duke e mbyllur serinë...

Lajmet e Fundit